Aksidenti tragjik, vdes drejtori, 2 punonjës rëndë drejt Tiranës. Emrat

0

Ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i inspektoratit të mbrojtjes së pyjeve në Shkodër, që u aksidentua mesditën e sotme në Iballë. Mjeti me të cilin po udhëtonte me 4 persona të tjerë doli nga rruga duke bërë që Ndou të humbë jetën rrugës për në spital.

Dy punonjës të pyjores, Artan Bala dhe Llesh Përtuci janë dërguar me helikopter drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën. Nërkohë që dy punonjësit e tjerë, Mustaf Arifaj dhe Dedë Elezi janë lënduar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje por humbi jetën në këtë aksident tragjik. Prej 7 vitesh ishte në krye të inspektoratit të pyjeve ndërsa me përpara ka qenë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës nën siglën e partisë socialiste të moderuar PSM.


Pukë/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç , banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dergohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu