E fortë! Kurti: Jemi të gatshëm për marrëveshje me Serbinë gjatë vitit 2022

0

Qeveria e Kosovës synon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan thotë se janë të gatshëm që kjo të ndodhë edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë prej Serbisë sesa prej Kosovës meqenëse ne jemi të gatshëm.

Marrëveshjet që nuk e nënkupton si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht, jo vetëm që s’janë të pranueshme për neve, por edhe nuk janë të dobishme për askënd”.

Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dy shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen evropiane.

“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëjë pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime evropiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevoitet një normalizim i plotë me Serbinë”.

Por për kryeministrin Kurti, Serbia ka dilema sa i përket integrimit të saj në BE.

“Serbia ka dilema meqqenëse ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik. Gazpromi ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor në Vojvodinë. Pra ata kanë dilema, ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë europiane dhe europerëndimore”.

Kosova vitin e ardhshëm sipas kryeministrit Albin Kurti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu