Klitschko në shërbim të atdheut, ish-kampioni i botës: Zyrtarët duhet të jenë këtu!

0

Ish-kampioni i botës Vitali Klitschko është bashkuar me ushtrinë e Ukrainës dhe u ka kërkuar funksionarëve të tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë.50-vjeçari ka nisur stërvitjen me ushtarakët e tjerë ku tensioni në kufi mes Rusisë dhe Ukrainës është rritur ndjeshëm.

“Shumë prej nesh e kanë kryer shërbimin ushtarak dhe ato aftësi duhet të riktheheshin. Mendoj se një stërvitje e tillë është thelbësor për zyrtarët e nivelit të lartë të një vendi që ka qenë në luftë për gati tetë vjet”, ka thënë Klitschko për Daily Telegraph.

Në javët e fundit, Kievi ka akuzuar Moskën për grumbullimin e dhjetëra mijëra ushtarëve në afërsi të kufijve me Ukrainën në përgatitje për një ofensivë të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu