E frikshme/ Aksident në seri, përplasen 3 makina , njëra prej tyre shpërthen në flakë

0

 

Një përplasje e frikshme ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë 3 automjete të tipit “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”.

Menjëherë pas përplasjes së këtyre 3 automjeteve, makina tip “Volksvagen” është përfshirë nga flakët. Zjarrëfikëset kanë arritur në vendngjarje dhe po merren me shuarjen e flakëve. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Plotë

Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maminas-Durrës, në Maminas, janë përplasur mjetet tip “Benz” , “Renault” dhe “Volksvagen”, ku ky i fundit ka marrë flakë.

Shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu