Një aksident ka ndodhur paraditën e sotme në autorstradën Tiranë-Elbasan.
Sipas burimeve për Infoweb/Media, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, por paraprakisht raportohet për dëme të shumta materiale.
Pritet që policia dhe grupi hetimor të hetojnë ngjarjen e plotë të aksidentit në fjalë.