E FUNDIT/ Digjet garazhi me mjete luksoze në Elbasan, pistat ku po hetohet

0

Gjatë natës persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një kapanoni dhe për pasojë janë djegur disa automjete

Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën “Ymer Peni” në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. Burime paraprake bëjnë me dije se nga zjarrvënia janë djegur disa automjete luksoze.

Garazhi ku mbaheshin automjetet për shitje ishte i mbikëqyrur nga një shoqëri e ruajtjes dhe sigurisë fizike me kamera cilësore dhe me sistem alarmi, të cilin autorët dyshohet se e kishin çaktivizuar para se t’i vinin zjarrin objektit.

Policia ka dokumentuar ngjarjen si dhe ka marrë pamje të kamerave të mjaft bizneseve të zonës ku dyshohet se kanë qarkulluar autorët e zjarrvënies.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu