E FUNDIT/ Drejtori i Ujësjellësit Elbasan paraqitet në SPAK

0

Burime pranë institucioneve hetimore bëjnë me dije se paraqitja e tij lidhet me një hetim që po zhvillohet në kuadër të kontrollit të përdorimit të fondeve publike dhe tenderëve në ndërmarrjen që ai drejton.

Pritet që Tabaku të japë sqarime lidhur me procedura të ndryshme të ndjekura gjatë ushtrimit të funksionit të tij.

Paraqitja në SPAK është shoqëruar edhe me veprime të tjera hetimore në qytetin e Elbasanit, të cilat lidhen me monitorimin e veprimtarisë së disa institucioneve publike.

Nuk dihet ende nëse Tabaku është thirrur si person nën hetim apo për të dhënë deklarime si person që ka dijeni për çështjen.

Në pritje të sqarimeve zyrtare nga autoritetet për natyrën e çështjes, mësohet se hetimi synon të verifikojë zbatimin e ligjit dhe të shmangies së çdo abuzimi të mundshëm me fondet publike.