E FUNDIT/ KESH hap portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës, a do ketë përmbytje?

0

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka hapur prej mesditës së sotme portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës.

Mendohet se hapja e portave ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer mbi territorin e vendit pas disa ditëve me diell, por të shoqëruara me temperatura të ftohta, dhe pasi niveli i ujit ka arritur kuotën maksimale në 288 metra.

“Është me origjinë nga Vlora”/ Karamuço: Pjesë e Cosa Nostra-s një SHQIPTAR, kryen vrasje…
Si gjithnjë hapja e portave në Fierzë shoqërohet me shkarkime në Koman dhe në Vaun e Dejës. Të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s; KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s; V.DEJES; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MË, ne pune 5 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu