Një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është regjistruar këtë pasdite në vendin tonë.
Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:26, me epiqendër 14 kilometra në jug të Tiranës dhe në një thellësi prej 5 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë lehtë në disa zona përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.






