E fundit/ Përfshihet nga flakët banesa në Korçë

0

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Mborje të Korçës.

Nga informacionet paraprake mësohet se janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për fikjen e zjarrit.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu