E fundit/ Përfshihet nga flakët një banesë në Lushnje

0

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen ’18 Tetori’ në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur nga ndonjë endacak.

Si pasojë e flakëve është shkrumbuar e gjithë shtëpia, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në banesë nuk ndodhej asnjë prej familjarëve, pasi ata jetojnë jashtë shtetit në emigracion.

Ekipet zjarrfikëse kanë mundur të vendosin nën kontroll flakët, duke bërë që të mos rrezikojë banesat e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu