E fundit! Sherr mes të rinjve në Elbasan

0

DVP Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin D. X., 24-vjeç dhe për dy shtetas të mitur, 16-vjeç dhe 17-vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Soecialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A. B., 41-vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, dhe punohet për kapjen e tij, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin B. O.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu