E FUNDIT/ Trazirat në PD, procedohet penalisht Flamur Noka dhe Gazment Bardhi

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka janë proceduar nga policia e Tiranës. Bardhi akuzohet se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasesë dhe djegëse. Noka akuzohet për organizimin dhe pjesmarrje në grumbullim në manifestime të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
G. B., për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”;

F. N., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 8 janar 2022.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu