E fundit! Ylli brazilian Neymar dorëzohet, i tha “po” Al Hilalit. Paga tij e frikshme

0

FRANCE – Epokës së Neymarit në Paris i ka ardhur fundi, pasi sipas “L’Equipe” ai i ka thënë “po” ofertës së sauditëve të Al Hilal.

Francezët kishin rënë dakord prej kohësh me sauditët për superyllin brazilian, që kërkoi të largohej dhe më në fund 31-vjeçari pranoi ofertën e Al Hilal.

Sauditët nisën të flirtonin me sulmuesit e Parisit me Lionel Messin, i cili preferoi Inter Miami, i ndjekur nga Kylian Mbappe, i cili nuk iu përgjigj as propozimit të një kostoje totale prej 1.000.000.000 euro.

Al Hilal i ofron sulmuesit ndërkombëtar brazilian një kontratë dyvjeçare, me një pagë totale prej 160.000.000 euro.

Dy klubet ende duhet të bien dakord për kompensimin, pasi Neymar ka ende katër vjet nga kontrata e tij, por gazeta franceze beson se ky nuk do të jetë problem dhe periudha gjashtëvjeçare e Neymar në Paris do të përfundojë këtë gusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu