Vizita në Tetovë! Presidenti i Maqedonisë së Veriut: Provokime! Të dënohen organizatorët e pritjes së Albin Kurtit

0

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar ashpër pas tubimeve në Çair e Tetovë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Theksimi i ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore të Marrëveshjes Kornizë, si dhe konceptin e Maqedonisë si shtet multietnik. Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit.” – thuhet në reagimin e presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu