E gjithë bota është shokuar nga kjo foto!

0

 

Disa fotografi tronditëse janë shkrepur sot nga bregu i Libisë në Zuwara.

Trupa të pajetë fëmijësh janë nxjerrë në breg pas fundosjes së një varke me emigrantë.

Sipas një prej organizatave bamirëse që postoi fotot në Twitter, fëmijët kishin udhëtuar me prindërit e tyre në një nga shumë gomone që u nisën nga Libia ditët e fundit.

Mesa duket, kriza e emigracionit në kufijtë evropianë shkaktoi edhe një herë një krizë humanitare.

Me publikimin e pamjeve tragjike në mediat sociale, me mijëra komentues shkruajnë se ngjarja u kujton Aylan-in e vogël.

Pasi fotot u bënë virale, OKB në një deklaratë bëri të ditur se nuk dihet ende se kur janë larguar viktimat nga Libia dhe se çfarë u ndodhi varkave me të cilat po lundronin.

Rreth 630 emigrantë kanë ndërruar jetë në përpjekje për të arritur në Evropë përmes Mesdheut vetëm këtë vit sipas agjencisë së OKB për emigracionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu