Pse në dorën e vaksinuar rri monedha si në magnet?! Qytetari pyet, plasin komentet tallëse

0

Nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar video të shumta të cilat supozojnë se vaksinat anti Covid kanë përmbajtje magnetike dhe se pas marrjes së tyre ata lehtësisht mund të vendosnin material metalike në krahët e tyre pasi që thuhej se brenda trupit ata kanë magnet apo mikro çipa.

Mirëpo sipas shkenctarëve një gjë e tillë është absolutisht e pavërtetë pasi asnjë prej llojeve të vaksinave kundër koronavirusit nuk përmbajnë metale që mund të jenë magnetike, mirëpo disa prej vaksinave përmbajnë një nivel të vogël dhe të sigurtë të aluminit, por asnjë nuk është magnetike.

Fizicienti Eric Palm i cili bën kërkime për magnete të fuqishme tha se nuk ka asnjë arsye fizike që të krijohen magnete në trup nga vaksinat, derisa shtoi se asnjë magnet nuk ka fuqi që të qëndroj nën lëkurë, raporton BBC.

Ndërkohë një qytetar nga Prishtina, në një prej grupeve në Facebook ka bërë një pyetje të kësaj natyre, duke e shoqëruar me foto.

Ai pyet se si ka mundësi që një familjari të tij që nga koha kur është vaksinuar kundër COVID-19, monedhat e hekurta po i qëndrojnë sikur të ngjiten në magnet.


E menjëherë kanë nisur komentet tallëse, duke thënë se ajo pjesë e trupit është magnetike, sepse është vendosur çipi nga i cili tani kontrollohet gjithçka.

Por njëri nga komentuesit kishte dërguar një video e cila po bënte gjiron në youtube pikërisht lidhur me këtë temë, dhe ndërkohë e kishte lutur atë dhe adminët e grupit që ta fshiejnë këtë pyetje dhe foto për të mos krijuar panikë nga teori konspirative.


Por sipas fizikantit Eric Palm të gjitha këto video janë krijuar përmes trukeve të ndryshme, disa prej tyre të provuara edhe si fëmijë.

“Ju lehtësisht mund ta ngjitni një monedhë në lëkurë, pasi që edhe si fëmijë e kemi bërë këtë gjë duke vendosur monedha në ballë sepse sipërfaqja e vajit me atë të tensionit bashkëngjiten ose edhe dikush këtë gjë mund ta bëjë përmes turkeve, madje edhe duke përdorur substance ngjitëse që shkaktojnë magnetizmin”, ka deklaruar ai në BBC.

Pra nuk ka asnjë mundësi që vaksinat e koronavirusit shkaktojnë ato magnete që është parë nëpër video në media sociale që kanë kapur miliona shikueshmëri, andaj edhe është një gjë e pavërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu