E habitshme! Çifti bën gati varrin pasi ka përllogaritur ditën kur do vdesë!

0

Branimir Reljić nga Ljig i Serbisë e ka përcaktuar vitin se kur do të largohet nga kjo botë.

Në pllakën e tyre përkujtimore, të cilën gruaja e tij Grana dhe ai personalisht e ndërtuan gjatë jetës së tyre, kanë shkruar vitin e saktë të vdekjes. Ata kanë bërë një llogaritje e pazakontë duke përdorur predispozitat gjenetike të paraardhësve të Branimirit.

“Të gjithë paraardhësit e mi kanë jetuar nga 83 deri në 88 vjet, në bazë të kësaj unë duhet të jetoj edhe katër vjet të tjera. Unë nuk e detyrova gruan time, e pyeta nëse donte apo jo, duke pasur parasysh se kemi më shumë se gjysmë shekulli të martuar, edhe pse ajo është gjashtë vjet më e vogël, sipas përllogaritjes time do të jetë tre vjet e ve. Dhe që llogaritja ime të mos jetë e gabuar, ja një shembull i pastër, vëllai im vdiq në moshën 84-vjeçare, vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij,” tha Branimir Reljić për mediat serbe.

Ndër të tjera thekson se nuk është i frikësuar nga vdekja dhe se është diçka që duhet të ndodhë, është e natyrshme që njerëzit të lindin dhe të vdesin.

Dhe në pyetjen nëse do të trembet nëse llogaritja e tij nuk është e saktë, nëse do të ndryshojë mbishkrimin në tabelë, ai përgjigjet:

“Nëse Zoti vendos të vonohet me thirrjen, nuk do ta ndryshoj datën e vdekjes në pllakë, është dhuratë e Zotit. Shumë u ankuan pse po e shkruaj këtë, thashë se ishte vullneti im. Ia shtova përmendores me fjalë të shkruara “prehu në paqe Boban me familjen”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu