E infektuar me Covid-19 , deputetja shkon në Parlament? Si qëndron e vërteta

0

Ditën e sotme u aludua se aktorja e njohur, tanimë edhe deputetja Adriana Matoshi ka marrë pjesë në seancat Parlamentare e prekur me Covid-19.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Matoshit e cila ka sqaruar të vërtetën që fshihet pas kësaj nëpërmjet një postimi në Facebook.

Akorja i mohoi tërësisht këto aludime duke theksuar që kjo është një tendencë për të penguar formimin e institucioneve të shtetit dhe këtë e dëshmoi duke publikuar një test serologjik të datës 2 prill, ku tregonte se nuk kishte qenë e prekur me koronavirus.

“Është e turpshme dhe e paprecedant lufta dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucioneve të Kosovës, qoftë edhe me spekulimet mbi gjendjen shëndetsore timen. Nuk është hera e parë që më sulmojnë, por gjithashtu nuk do të jetë hera e parë që mundohen të më nënshtrojnë. Ja, urdhëroni e shikoni, vlerësoni dhe dëshprohuni nga rezultati i testit tim”, ka shkruar ajo.

Matoshi, e cila ka qenë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu, ajo ka lënë pas me vota dhe deputetë të njohur të kësaj partie si Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Fatmire Kollçaku, Dimal Bash dhe Fitore Pacolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu