“E kanë mbytur…”, babai i 32-vjeçarit të vdekur në polici: Nuk e kam parë trupin e djalit

0

Babai i 32-vjeçarit të vdekur, Artur Kurti ka dhënë një intervistë ekskluzive për Top Channel. Ai pretendon se djalin e kanë mbytur, ndërsa shton se nuk e ka parë ende trupin e tij.

Deklarata e babait:

Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.

A të kanë kontaktuar autoritetet?

Babai: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.

Të thanë çfarë ka ndodhur?

Babai: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.

Ku ishte Laerti?

Babai: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.

A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?

Babai: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu