E kishte dhunuar mizorisht, 34-vjeçarja vret veten para ballafaqimit në gjykatë me ish-të dashurin

0

Një grua në Dartford,SHBA u vetvra në mënyrë që të mos përballej me abuzuesin e saj në gjykatë.
Gemma Atkinson 34 vjeç ishte sulmuar nga Falconer, i cili e kapi atë për fyti dhe e goditi vazhdimisht, duke i thyer gropën e syrit dhe dhëmbët.

Motra e Gemma,Kirsty Robinson po apelon dënimin me burg që iu dha abuzuesit të motrës së saj dhe dëshiron që ndryshimi në legjislacion të njihet si Ligji i “Gemma” në kujtim të motrës së saj Gemma Atkinson, e cila u rrah keq nga i dashuri i saj Joseph Falconer.

Ai u dënua për shkaktimin e dëmeve të rënda në trup dhe u burgos për tre vjet e katër muaj në muajin shkurt.

Familja u zotua se do të apelonte sa më shpejt vendimin, që dënimi të jepej në gjykatën e kurorës Maidstone sipas skemës së vitit 1989, e cila lejon viktimat e krimit dhe familjet e tyre të apelojnë kundër dënimeve tepër të lehta.

Kirsty, 33 vjeç, tha: “Mendova se mund të apelojmë kundër çdo akuze, nuk kisha ide për kufijtë e saj. Ne kurrë nuk do ta rimarrim Gemma, por nëse ata do të vendosin dënimin më tgë lartë do të jetë drejtësi e për motrën time , të paktën nuk e humbi jmetën për asgjë.

Të jesh në gjendje të apelosh një dënim të butë do të bëjë një ndryshim masiv për viktimat e tjera të abuzimit në familje si motra ime.”

Abuzuesi ishte punonjës i hekurudhës, i cili gjithashtu pastroi llogarinë bankare të Gemma-s, theu TV-në e saj dhe madje e pështyu ndërsa u largua nga vendi i ngjarjes.
Gemma u vetvra korrikun e kaluar para se çështja të dilte në gjyq.
Falconer fillimisht u akuzua për shkaktim të plagëve të rënda në trup,një vepër e mbuluar nga skema e ULS për të cilën dënimi maksimal është i përjetshëm.
Por Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës hoqi akuzën për shkaktimin e dëmtimit të rëndë trupor në më pak të rëndë, i cili mbart një dënim maksimal pesë vjet burg. Falconer, i etiketuar “i rrezikshëm, xheloz dhe kontrollues” nga gjykatësi, kishte gjashtë dënime të mëparshme për tetë vepra penale.

Si dhe fushata për Ligjin e Gemma, familja ka në plan të apelojë dënimin më të vogël të Falconer në një përpjekje për ta mbajtur atë në burg.

Ata tashmë kanë mbështetjen e deputeteve të tyre lokale dhe grupeve të grave dhe kanë mbledhur më shumë se 9,000 nënshkrime në një peticion.

Biznesmeni Kirsty, nga Dartford, Kent tha: “Në fund të fundit, unë dua që Ligji i Gemma të hyjë në fuqi në mënyrë që njerëzit e tjerë të marrin drejtësinë që nuk mund ta merrnim kurrë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu