E kishte të dashur dhe takoheshin fshehurazi/ Çfarë e shtyu shqiptarin të vriste ukrainasen dhe burrin e saj biznesmen?

0

Detaje të reja janë zbardhur së fundmi nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Loutraki të Greqisë, ku një grua me origjinë nga Ukraina u gjet e pajetë me bashkëshortin e saj grek, të “eleminuar” nga një shtetas shqiptar.
Mësohet se gruaja nga Ukraina ka pasur lidhje jashtëmartesore me shqiptarin, që dyshohet se ka kryer “eliminimin” për çështje pasioni.

Gruaja ukrainase 45 vjeçe ishte martuar me një biznesmen nga Mikonos dhe kishte një vajzë 20 vjeçe.

Shqiptari, dyshohet se pak para ngjarjes, ka vendosur lëndë plasëse në makinën e 45-vjeçares. Gruaja e huaj, e cila punonte si masazhatore, kishte lidhje me një burrë të huaj në vitet e fundit.

Makina e 45-vjeçares u gjet e djegur pak larg shtëpisë së saj në Flampouros.

Burimi: Protothema | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu