E larguan nga Top Channel, zbulohet televizioni ku do të shkojë Sokol Balla

0

7 muaj pasi u rikthye në televizionin ku kishte punuar për vite me radhë, Sokol Balla u detyrua të largohej sërish.

Ai e la Top Channel në nisje të sezonit të ri televiziv, me një njotim që bëri në emisionin Top Story.

Arsyet nuk janë të qarta. As Balla e as Top Channel nuk kanë folur publikisht për largimin.

Balla ka gjetur tashmë ekranin e ri ku do të bëjë emisionin e tij politik.

Bëhet fjalë për Report Tv të Carlo Bollinos.

Nuk është ende e qartë nëse ai do të jetë edhe drejtor informacioni si në Top Channel, apo do të drejtojë vetëm emisionin e tij politik.

Sokol Balla ka qenë më parë drejtor informacioni në Tv Klan, ka punuar gjithashtu në Vizion Plus dhe News 24.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu