LAJM I FUNDIT/ “Shtëpi bari” në Shkodër, policia sekuestron 100 kg kanabis, shoqërohen 15 persona

0

Një “shtëpi bari” është zbuluar ditën e sotme në zonën e Bardhajve të Shkodrës.

Bëhet me dije se gjatë një operacioni policia ka zbuluar një ambient që nëpërmjet llampave kultivohej kanabis.

Mësohet se lënda narkotike e gjetur në banesë ishte në procesin e tharjes dhe mbledhjes. Policia e ka zbuluar këtë nëpërmjet faturës së lartë të energjisë elektrike, shkruan “ora news”.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se janë sekuestruar rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe janë shoqëruar në polici 15 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu