E mashtroi se do t’i kryente disa punime në banesë dhe i mori paratë/ Arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

0

ELBASAN- Finalizohet operacioni policor i koduar “Last time”. Në pranga ka rënë një 39-vjeçar i cili dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë disa shuma parash një shtetasi.

Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari Endrit Kokoshi i ka marrë në total rreth 750 000 lekë, shtetasit 38 vjeç, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.