‘E mbajta Berishën larg fushatës’,PAMJET e 2011 që hedhin poshtë deklaratën e Bashës

0

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se çelësi i fitores ndaj Edi Ramës në bashkinë e Tiranës ishte përjashtimi i Sali Berishës nga fushata e 2011-ës.

‘Basha dhe Reja “fitojnë” gjithmonë’, MEMET në rrjet pas humbjes së Shqipërisë
‘A do vetëshpalleshit “non grata” për Berishën?”/ Belind Këlliçi: E mora parasysh
‘Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën.‘- tha ditën e djeshme kryedemokrati në një intervistë për ‘News24’.

Mirëpo, në pamjet të cilat ende figurojnë në ‘Youtube’ nga mitingu i fushatës së 2011, shihet se ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha qëndron pranë tij. Në një moment ngjitet në podium, puthen së bashku madje qëndrojnë krah për krah me njëri-tjetrin.

Nëse kryedemokrati quan këtë përjashtim nga fushata, si mund ta konsiderojë angazhimin në të?



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu