E mbijetuara e vetme e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme,3-vjeçarja ende nuk e ka kaluar rrezikun

0

Nga burimet mësohen detaje të reja nga e mbijetuara e vetme e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e Kombit, më konkretisht në zonën e Rubikut. Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se 3-vjeçarja e familjes Avdiaj është në gjendje kritike për jetën.

3-vjeçarja ka ca dëmtime në koke e bark, frakture të femorit( kofshës), ndërkohë që gjatë ditës pritet që të bëhen ekzaminime të tjera, ndërkohë që gjendja mbetet serioze. Diagnoza sipas mjekëve mbetet ajo e politraumës, ndërsa edhe ditën e sotme do të mbahet në monitorim, për të parë nëse do e kalojë rrezikun për jetën.

Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të një karburanti në aksin Rrubik-Rreshen, ku mjeti  tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi dhe Medina Avdiaj,ndërsa e lënduar mbeti V. Avdiaj 3 vjeçe.

Mësohet se shkak i aksidentit të rëndë me katër viktima u bë një parakalim i gabuar i mjetit citroen që drejtohej nga kryefamiljari Avdiaj.

Familja Avdiaj ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë. Të dyja mjetet e përfshira në aksident mbrëmjen e djeshme ishin me targa të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu