Shkon në 2 milionë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në të gjithë botën

0

Ka shkuar në 2 milionë numri i personave që e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në të gjithë botën. Ndërsa, numri total i të infektuarve në të gjithë botën, në bazë të të dhënave në Worldometer rezulton të jetë 93,583,855.

Nga ky total, 66,891,341 persona janë shëruar nga Covid-19.

Numrin më të madh të viktimave e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku numërohen 397,994 raste fatale. Brazili është vendi i dytë me numrin më të madh të viktimave nga Covid-19 në botë. Vendi i Amerikës Jugore numëron 207,160 raste fatale.

Kurse, vendi i tretë me numër të lartë viktimash në botë është India me 151,954 viktima i pasuar nga Meksika ku bilanci i vdekjeve është 137,916.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu