E merr makina e djalit përpara, humb jetën aksidentalisht 67-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në bashkinë Memaliaj. Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi u shtyp nga furgoni i cili ishte në pronësi të djalit të tij.

Faxweb raporton se mjeti tip “Ford” u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës, por kishte harruar të vendoste frenat e dorës pasi vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur.

Në këto moment furgoni vazhdoi rrugën pa shofer brenda ndërkohë që drejtuesi tentoi të bëhej barrikadë për të ndaluar. Për pasojë shoferit, i’u thye këmba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Hoxha 67 vjeç, ish arsimtar i cili kishte një vit që kishte dale në pension.

Mësohet se Hoxha vdiq në vend si pasoje e plagëve të marra ndërsa djali i tij është shtruar në Spital me frakture në gjymtyrë.

Në fshatin Krahës, Bashkia Tepelenë, në oborrin e banesës së shtetasit B.Sh., 67 vjeç, mjeti fugon, tip “Mercedes benz”, i cili ka qënë i parkuar, për shkak të terrenit të pjerrët ka levizur dhe ka goditur shtetasin B. Sh., duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu është dëmtuar në këmbë dhe djali i tij, shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku nga veprimet hetimore rezultoi se ngjarja ka qënë aksidentale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu