E mitura ngacmohet se*ksualisht në rrugë, pedofili e filmon me telefon… (VIDEO)

0

Një video ka qarkullua prej mbrëmjes së djeshme në rrjete sociale, ku një person ngacmon seksualisht një të mitur në qendër të Prishtinës.

Policia njofton se ka hapur rast për ngacmim seksual, ndërsa në video shihet se burri i i drejtohet vajzës së mitur me fjalë të rënda, ndërsa e filmon me telefon. Në videon e publikuar në “Tiktok” e cila më pas është raportuar nga Kiks Kosova, personi i drejtohet vajzës me fjalët “Hajde të q… të prishi. Hape gojën.” Vajza nuk arrin t’i kuptojë fjalët dhe afrohet drejt tij.

Ky është një tjetër rast i rëndë në Prishtinë, pas atij të përdhunimit të një 11-vjeçareje, në një park të kryeqytetit kosoavar.

“Pas trajtimit preliminar të pamjeve të publikuara, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar një hetim për rastin “Ngacmim seksual” dhe po vijon punën hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe identifikuar personat që qëndrojnë mbrapa këtyre pamjeve“, thuhet në përgjigjen e Policisë Rajonale të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu