E moshuara ukrainase: I mbijetova Hitlerit, sigurisht që do ta bëj dhe me Putin

0

Një e moshuar në Ukrainë jep mesazh shprese. Përmes një letre, ajo prezantohet si Irina, 98 vjeçe që i ka mbijetuar Holodomorit e Hitlerit. E bindur thotë se do t’i shpëtojë edhe kësaj lufte në Ukrainë të organizuar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Emri im është Irina. 98 vjeç. I mbijetova Holodomorit. I mbijetova Hitlerit dhe gjermanëve dhe do t’i mbijetoj edhe Putinit,”- shkruan ajo.