Një person nga Ukraina ka lënë një mesazh që është postuar nga miku i tij në rrjetet sociale. Ai për momentin ndodhet në Kiev që është vendi që synohet nga rusët. Për pasojë, i trembet vdekjes, por kërkon që nëse rusët e vrasin, dikush t’i marrë hakun.
“Jam në Kiev. Pranë shtëpisë sime ka zjarr. Nuk e di nëse e shoh mëngjesin. Unë besoj në ushtrinë ukrainase, por nëse vdes, hakmerruni për jetën time. Amen,”- shkruhet në mesazh.






