E moshuara vdiq 10 orë pasi mori vaksinën,burri nuk lejon t’i bëhet autopsia

0

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur në Berat mbrëmjen e djeshme, ku 74 vjeçarja Donika Babunja ka ndërruar jetë 10 orë pasi mori dozën e parë të vaksinës kineze “Sinovac”.

E moshuara së bashku me bashkëshortin shkuan në orën 11:00 të merrnin dozën e parë të vaksinës në Pallatin e Kulturës në Berat, raporton Abc News, ndërkohë që 74 vjeçarja shfaqi shqetësimet e para në orën 16:00.

Bashëkshorti i saj telefonoi mjeken e familjes për t’i ardhur në ndihmë, pasi Donika kishte të vjella dhe dhimbje të barkut. Mjekja i vendosi serum dhe u largua, duke i kërkuar bashkëshortit të të moshuarës ta kontaktonte për çdo shqetësim.

Pak orë më vonë ai kontaktoi sërish me mjeken, por në momentin që kjo e fundit shkoi në bvanesë, 74 vjeçarja kishte ndërruar jetë. Mjekja tha se e moshuara prej 16 vitesh nga hipertensioni, ndërsa tregoi se bashkëshorti i të ndjerës nuk ka lejuar që mjekët të bënin autopsinë për vdekjen e gruas së tij.

“Unë e gjeta pa frymëmarrje, pa puls. Duke qenë se e gjeta të vdekur ngula këmbë në mënyrë shumë me të shoqin që të dërgohej në morg për t’u përcaktuar diagnoza, pasi nuk vendosja dot diagnozë, por burri refuzoi në mënyrë kategorike autopsinë. U gjenda e detyruar ti merrja një deklaratë që refuzon autopsinë, pasi e kisha të pamundur ti gjeja një shkak”, thotë mjekja e familjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu