E njohu në një lokal nate dhe e përdhunoi gjatë gjithë natës, arrestohet shqiptari

0

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet se përdhunoi një turiste gjermane. Ngjarja ndodhi në ishullin Kos. Mediat greke raportojnë se shqiptari kishte ndjekur turisten 27-vjeçare dhe e kishte abuzuar me të me forcë gjatë natës.

Mësohet se e reja kishte qenë në një lokal nate në ishull, ku ishte takuar me 27-vjeçarin dhe kishin nisur të bashkëbisedonin. Pasi e reja ishte larguar, 27-vjeçari shqiptar e ndoqi, e ndaloi dhe e çoi në një plazh ku e përdhunoi vazhdimisht deri në mëngjes.

Ishte vajza ajo që bëri denoncimin dhe më pas u bë e mundur arrestimi i të riut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu