Ndodhen në spital/ Gjykata jep vendimin për dy të plagosurit e masakrës së Velipojës

0

Gjykata ka vendosur arrest me burg për dy të plagosurit e masakrës së Velipojës.

Dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku, aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Ka qenë gjykatësi Besmir Stroka, i cili pasi ka dëgjuar palët, ka vendosur “arrest me burg” për dy të akuzuarit si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.

Në dëshminë e tij 54-vjeçari Hasan Verracaku (Ferracaku) ka deklaruar se kishin shkuar në hotelin e familjes Gocaj për t’u sqaruar, pasi në plazh kishin pasur një debat për shezllonet dhe hapësirat e secilit. Sipas tij, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe janë nxjerrë armët. Ai ka ka deklaruar se vëllezërit Gocaj kishin qëlluar të parët.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezllonet në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj. Jemi ulur në tavolinë për të biseduar.

Gjatë bisedës ka nisur debati dhe gjërat janë acaruar duke bërë që të përdoren edhe armët. Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezllonet, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, ka deklaruar më herët 54-vjeçari.

Kush janë 4 të vrarët

Masakra e Velipojës nisi për ndarjen e shezlongeve në plazh. Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku, dhe u plagos nipi i tij Elmilind Dyli, 17 vjeç, ndërsa u plagos edhe Hasan Ferracaku, vëllai i tij.

Nga pala tjetër mbetën të vrarë vëllezërit Edmond Gocaj dhe Xhovan Gocaj si dhe shtetasi Mysaen Zeneli, 20 vjeç i cili një ditë më parë kishte nisur punën si kamerier në plazhin e Velipojës.

I riu ishte edhe viktima më e pa faj e Velipojës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu