E pa dëgjuar ndonjëherë/Tenistja shet një pjesë të krahut të saj për kriptomonedha

0

Tenistja e njohur Oleksandra Oliynykova, lojtarja e 655-të në renditjen për femra ka njerrë në shitje një pjesë të krahut të saj në këmbim të kriptomonedhave.

Lojtarja me anë të një postimi në twitter ka bërë me dije se ka nxjerrë në ankand një pjesë të trupit të saj, me të cilën godet topat dhe fiton ndeshjet.

Sportistja kroate nxorri në ankand, konkretisht një pjesë të krahut dhe të muskulit dhe në fund arriti ta shiste këtë pjesë të krahut për tre Ethereum(kriptomonedhë) që në vlerë arriti 5 mijë dollarë.

Personi që ka blerë pjesën e krahut të sportistes, mund të bëjë me atë pjesë çfarë të dojë, duke përfshirë edhe një tatuazh.

Çfarë janë kriptomonedhat?

Thënë shkurt, kriptomonedhat janë këmbim valutor peer-to-peer*. Ato nuk ekzistojnë fizikisht. Nuk mund të kapësh një bitcoin dhe ta mbash në duar, ose ta nxjerrësh nga portofoli. Por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kenë vlerë monetare, pasi besojmë që e keni vënë re sa shpejt dhe në mënyrë drastike po rriten çmimet e këmbimeve valutore virtuale në muajt e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu