Ngjarje e rëndë! Dhunohet shtetësja shqiptare në Prishtinë,dyshohet për ndërprerje të shtatzënisë

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak ditë më parë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Policia e Kosovës raporton se disa persona, ende të paidentifikuar, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një shtetase shqiptare.

Në njoftim thuhet se ka dyshime që ndaj viktimës këta persona të dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh.

Kjo ngjarje e rëndë është nën hetim dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi nga policia e Kosovës:

NDËRPRERJEJE E PALEJUAR E SHTATZËNISË & SHTRËNGIM

Lagjja Ulpiana, Prishtinë 05.04.2021 – 17:00. Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu