E papritur! Ky është lojtari që do të marrë numrin 10 të Messi-t tek Barcelona

0

Largimi i Leo Messi-t nga Barcelona i la një plagë të hapur tifozëve të Barcelonës, që me shumë gjasë nuk do ta marrin veten kurrë.

Nisja drejt Parisit, la shumë dilema te Barcelona, lidhur me rolet në ekip, qoftë me shiritin e kapitenit, vendin në formacion apo dhe numrin e fanellës.

Shumë kohë është folur se kush do trashëgojë numrin 10, me kaq peshë në klubin blaugran.

Mendohej se Aguero do merrte numrin e bashkëpatriotit të tij, por trajneri Koeman ka plane të tjera.

Edhe pse nuk ka pasur një ecuri të mirë, trajneri holandez i ka besuar edhe njëherë brazilianit.

Madje do t’i japë Philipe Coutinho-s numrin e rëndësishëm, fanellën e Messi-t.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu