E pazakontë! Makinat e Formula 1 zëvendësohen me ambulanca

0

128 shoferë të ambulancave po stërviten për të menaxhuar trafikun në Stamboll. Mediat vendase bëjnë me dije se pista e cila u përdor nga Formula 1 nëntorin e kaluar në Stamboll është kthyer në një pistë për stërvitje. Kjo nismë vjen për shkak të emergjencave të mëdha që po has vendi

Në pistë bëhen manovra të ndryshme, kontrollim i lëvizjes dhe momentet kur duhet të frenojnë. Drejtuesit e ambulancave thonë se stërvitja u jep më shumë siguri për të qarkulluar dhe për të mos rrezikuar jetën e personelit dhe pacientëve në mjet.

Një stërvitje e tillë u zhvillua për herë të parë ndërsa sipas autoriteteve do të mbahet një herë në dy vjet dhe pjesë do të bëhen edhe shoferët e ambulancave të qyteteve të tjera të Turqisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu