E qëlloi 5 herë me kaçavidë, shkaku i sherrit mes dy të rinjve: Më ngacmoi motrën

0

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Lezhë, ku pas një konflikti 18-vjeçari Rafaelo Lleshi u qëllua pesë herë me kaçavidë nga 21 vjeçari Xhovani Përlesi.

Burime për mediat bëjnë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi 18-vjeçari i kishte ngacmuar motrën Përlesit. Teksa autori është vënë në prangat e policisë, 18-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës ku dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri, e cila u dëmtua për shkak të goditjes me kaçavidë.

Mësohet se i riu është në gjendje të qëndrueshme, mirëpo ende nuk konsiderohet se e ka kaluar rrezikun për jetën.

21-vjeçari ka rënë në prangat e policisë dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

“Lezhë/ U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “. 21 vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu