Tiranë/ Përfshihet nga flakët një banesë pranë Sanatoriumit

0

TIRANË- Përfshihet nga flakët një banesë pranë Sanatoriumit në Tiranë.

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë pranë zonës së Sanatoriumit në rrugën “ Shefqet Ndroqi”.

Nē afërsi të banesës që është duke u djegur ka dhe banesa të tjera të cilat janë të rrezikuara nëse flakët vijojnë të përhapen.

Fatmirësisht deri më tani si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi 3 zjarrfikëse dhe 15 efektivë të cilët janë duke punuar për neutralizimin e flakëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu