E RËNDË/ 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin, prangoset adoleshenti dhe babai i tij

0

Një 15 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi qëlloi me thikë një bashkëmoshatar të tij grek. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Markopoulos, sipas mediave greke.

Dy të miturit janë përleshur për një xhaketë dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë duke plagosur tjetrin në krah. Ngjarja u pa nga një polic jashtë detyrës, i cili thirri një ambulancë dhe njoftoi autoritetet.

Kërkimet vijuan deri në gjetjen dhe arrestimin e autorit të mitur, ndërsa u arrestuan edhe babain e tij për neglizhencë të mbikëqyrjes së një të mituri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu