E RËNDË/ 400 policë të këtij shteti akuzohen për ekstremizëm

0

Gjermania ka vënë nën hetim mbi 400 policë për shkak të pikëpamjeve të ekstremit të djathtë.

Sipas një raporti për publikuar në median gjermane “Stern”, numri aktual i rasteve besohet të jetë më i lartë pasi disa shtete të ndryshme në Gjermani nuk mund të jepnin numra të përditësuar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ka një përpjekje të qëllimshme nga ekstremistët e krahut të djathtë për të destabilizuar forcat e policisë, duke paraqitur një kërcënim më të madh se kurrë më parë.

 

Herbert Reul, Ministri i Brendshëm i Rhein-Westfalisë së Veriut, theksoi rëndësinë e sigurimit që oficerët e policisë të mbështesin vlerat kushtetuese dhe të mos demonstrojnë ideologji ekstremiste.

Ai i cilësoi oficerët që nuk u përmbahen këtyre parimeve si një kërcënim për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke deklaruar se individë të tillë nuk duhet të jenë pjesë e forcës policore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu