Kujtim Metushi është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij në Lezhë, konkretisht në banjo.
I ndjeri kishte humbur jetën rreth dy ditë më parë, ndërkohë fqinjët e kuptuan se kishte dicka nuk shkonte pasi ai kishte munguar ne lagje dhe ata pane rrjedhjen e nje cezme nga shtepia e te ndjerit.
Kjo ka shqetësuar banorët, të cilët janë alarmuar më tej kur kanë filluar të ndjejnë aromë të keqe nga shtëpia e Kujtim Metushit, i cili banonte i vetëm në shtëpinë e tij.
Banorët menjëherë janë vënë në lëvizje dhe kanë lajmëruar policinë për konstatimin e aromës së keqe.
Mbrëmjen e sotme, zjarrfikëset kanë hyrë në shtëpinë e viktimës së bashku me komshinjtë dhe kanë zbuluar trupin e pajetë të Kujtim Metushit, rreth 55 vjeç.
Sipas raportimeve, viktima nuk ka pasur probleme shëndetësore sipas banorëve por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale. I vetmi i afërt i viktimës është motra e tij e cila është lajmëruar për ngjarjen e rëndë.