E RËNDË! 8-vjeçarja bllokohet në derën e një fabrike metalike në Greqi, humb jetën

0

Një vajzë 8-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë të tmerrshme në Keratsini, pasi mbeti e bllokuar në një derë metalike të një fabrike. Një video-dokumentar i paraqitur në mediat greke tregon momentin kur trupi i vogëlushes ka mbetur në mes të derës. (SHIKO VIDEON)

Familja e të miturës ka ende shumë pyetje. Avokati i familjes kërkon të dijë se si është gjetur vajza e mitur, si ka mbërritur në fabrikë dhe sa herë është mbyllur dera. Gjyshja e vajzës fatkeqe shpjegon se fëmija ka qenë gjithmonë me të dhe ajo nga ana e saj shpreh pyetjen se 8-vjeçarja ka mbërritur në fabrikë.

Policia arrestoi një person të akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Po ashtu janë arrestuar nëna dhe gjyshja e 8-vjeçares, pasi kanë vënë në rrezik një të mitur, e më pas janë lënë të lirë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur të mërkurën kur vajza 8-vjeçare ka tentuar të hyjë në ambientet e kompanisë, që ndodhet në zonë, si pasojë ka mbetur e bllokuar në një derë elektrike rrëshqitëse dhe ka humbur jetën.

Burimi: Protothema.gr

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu