Tragjedi në dasmën në Itali, 23-vjeçarja vdes pas përplasjes nga dy makina garash

0

–Një aksident fatal u shënua mbrëmjen e së shtunës në provincën Torre di Mosto në Venecia. 23-vjeçarja Mercédesz Vivien Zakor humbi jetën pasi u godit nga dy makina garash. Viktima, e cila po festonte dasmën e së motrës, doli përjashta për disa minuta, por fatkeqësisht u godit nga një makinë e tipit “Jeep Renegade” dhe pasi trupi i saj ra në trotuar u godit nga një tjetër makinë garash.

Policia dhe ndihma e shpejtë e kishin të pamundur të shpëtonin të ndjerën, e cila ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, shkak i kësaj tragjedia mund të jetë bërë mjegulla e dendur në provincë, por karabinierët po hetojnë më në thellësi të ngjarjes.

Marrë nga “Cettinella”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu