E RËNDË/ Gjenden 3 fëmijë të vrarë dhe një grua e plagosur në apartament

0

Një ngjare e rëndë është regjistruar një ditë më parë në SHBA.

Bëhet me dije nga autoritetet amerikane se tre fëmijë janë gjetur të vdekur dhe një grua e plagosur rëndë dje në një apartament në Kaliforni, SHBA.

Deri më tani po ngjarja e rëndë po hetohet si vrasje-vetëvrasje e mundshme.

Zbulimi u bë në rezidencën Le Grand kur policia u thirr për një kontroll mirëqenie për banorët që nuk dukeshin prej ditësh, raporton Yourcentravelly.

Ndërkohë që ndër të tjera bëhet me dije se fëmijët ishin të gjithë nën moshën 8 vjeç dhe autoritetet ende nuk kanë komentuar mbi mënyrën e vrasjeve.

Gruaja dukej se kishte plagë të vetë-shkaktuara, thanë autoritetet, dhe është dërguar në spital për trajtim.

Zyra e sherifit nuk tha se çfarë lidhje kishin mes tyre banorët e apartamentit, por deklaroi se do të japë të tjera informacione pas hetimeve paraprake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu