E rëndë! Makina përplas fëmijën 12-vjeçar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.

Bëhet me dije se shtetasi B. B., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 38 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Harizaj-Spille, ka aksidentuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.