Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një 41-vjeçare nga Finiqi ka ndërruar.
Paraprakisht dyshohet se gruaja është vetëhelmuar, teksa mbrëmjen e djeshme ajo ishte paraqitur në sptial në gjendje të rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore ajo ka ndërruar jetë, teksa edne nuk dihen rrethanat e pltoa të ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbarhdjen e plotë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja A. G., 41 vjeçe, banuese në Finiq, e cila dyshohet se është vetëhelmuar. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 41-vjeçarja ka humbur jetën”, njofton policia.