E rëndë në Bulqizë, 40-vjeçarja gjendet nga familjarët pa shenja jete

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Bulqizës, ku një 40-vjeçare është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Policia në njoftimin, bën me dije se 40-vjeçarja ka varur veten, pasi vuante nga depresioni.

Njoftimi i policisë:

Me datë 01.12.2022, rreth orës 13.30, në fshatin Trebisht është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasja Z.I., rreth 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka varur veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu